Obama arrin në Korenë e Jugut


Presidenti amerikan Barak Obama ka arritur në Korenë e Jugut, që është ndalesa e fundit në turneun e tij aziatik.

Bisedimet në Seul pritet të përqëndrohen rreth programeve bërthamore të Koresë së Veriut. Seuli dhe Uashingtoni synojnë kthimin e Penjanit në biseidmet gjashtëpalëshe.

Obama arriti në Korenë e Jugut pas vizitës tre ditore në Kinë. Më herët ai kishte vizituar Japoninë dhe Singaporin.