KS zgjat mandatin e misionit në BH


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi zgjatjen e misionit të forcës paqeruajtëse evropiane në Bosnje edhe për një vit.

Këshilli i Sigurimit tërhoqi vërejtjen se vazhdimi i mbështetjes ndërkombëtare do të varej nga përparimi që do të shënojë vendi në rrugën drejt integrimit evropian.