Jemen: Pesë të vrarë në protestat


Pesë njerëz, përfshirë dy policë, janë vrarë sot kur forcat e sigurisë u përleshën me protestuesit në Jemenin jugor. Protestuesit në provincën Shabua kërkonin shkëputjen e pjesës jugore.

Demonstrata për shkëputje janë shpeshtuar në muajt e fundit, ndërkohë që Jemeni po përballet me revoltën e shiitëve në veri, ku është pëfshirë dhe Arabia Saudite.

Sauditët ndërmorrën një sulm kundër rebelëve këtë muaj, pasi ata kryen disa inkursione ndërkufitare duke vrarë dy roje saudite.

Në Jemen janë rigrupuar edhe militantët e Al Kaidës, duke rritur drojet se ky vend mund të përdoret për lansimin e sulmeve ndaj vendeve qinjve të pasur me naftë.