Iran: Polica e rrethoi Universitetitn e Teheranit

Raportohet se policia speciale e Iranit e ka rrethuar Universitetin e Teheranit për ta parandaluar opozitën në organizimin e protestave anti qeveritare.

Sot në Iran përkujtohet vrasja e tre studentëve në vitin 1953, nën udhëheqjen e atëhershme të ish Shahut.

Opozita pret që t’i shfrytëzoj këto tubime zyrtare për ripërtritjen e protestave kundër fitores së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad, në zgjedhjet e mbajtura në qershor.

Policia dhe Garda Revolucionare kanë tërhequr vërejtjen se çfarëdo tubimi “ilegal”, do të kundërshtohet fuqishëm.

Irani u ka ndaluzar mediave të jashtme që të raportojnë nga tubimi për Ditën e Studentit.