Gejts: Suksesi në Afganistan është afër


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts i vizitoi sot qendrat e NATO-s në Kabul prej ku komandantët i koordinojnë operacionet në Afganistan, duke u thënë oficerëve se shtimi i ardhshëm i trupave do të bëjë kthesë në luftën tetë vjeçare kundër talibanëve.

Gejts është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Afganistanin, që kur presidenti Barak Obama urdhëroi dërgimin e 30 mijë trupave shtesë për luftimin e talibanëve.