Turqi: Vdesin 19 minatorë


19 minatorë kanë humbur jetën nga shpërthimi i gazit metan në një minierë qymyri në Turqi.

Shpërthimi ndodhi në qytetin turk të Bursës. Minatorët në kohën e shpërthimit po punonin në galeri që ishin 200 metra nën tokë.