BE: Tadiqi dorëzoi kërkesën për anëtarësim


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, dorëzoi pasditen e sotme kërkesën serbe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kërkesa iu dorëzua në Stokholm, presidencës suedeze të Bashkimit Evropian.

Mosarrestimi i Ratko Mlladiçit, ish komandantit të serbëve të Bosnjës gjatë luftës së viteve të ‘90-ta, po pengon integrimin evropian të Serbisë.