Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – 8 të vrarë

Policia e Afganistanit thotë se nga një sulm vetëvrasës në qytetin jugor, Kandahar, janë vrarë së paku 8 vetë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Raportohet se sulmi ka ndodhur jashtë ministrisë rajonale të shëndetësisë dhe të një bujtine për të jashtëm.