Vatikani risheh sigurinë për Papën


Vatikani do të rishikojë procedurat e sigurisë për Atin e Shenjtë, pas incidentit kur një grua kaloi barrierën e sigurisë dhe rrëzoi përtokë Papa Benediktin e XVI-të. Incidenti ndodhi gjatë meshës në prah të Krishtlindjeve.

Burimet zyrtare pohuna pas incidentit se Papa nuk pësoi gjatë incidentit, ndërsa shkaktarja e tij, 25vjeçarja zvicerano-italiane, u dërgua në spital, pasi kishte probleme mendore.