KQZ: Rivotimet në Prizren dhe Lipjan në 31 janar


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që rivotimet për kryetar komune në Prizren dhe Lipjan të mbahen më 31 janar të vitit të ardhshëm.
 
Sipas sekretariatit të KQZ-së, “kjo datë është koha optimale për përsëritjen e raundit të dytë të votimeve në këto dy komuna”.
 
Kështu është vendosur në takimin e sotëm të KQZ-së.

Nesër pritet që sekretariati i KQZ-së të dalë me një plan operativ rreth rinumërimit të votave në Gjilan.