Dubai: Hapet kulla më e lartë në botë


Ndërtesa më e lartë në botë do të hapet sot në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Kulla e Dubait” është 800 metra e lartë dhe ka kushtuar 1.5 miliardë dollarë.

Kulla përmban apartamente luksoze si dhe një hotel të dizajnuar nga Xhorxhio Armani.