Kina provon teknologjinë anti-raketore


Kina bën të ditur se ushtria ka zhvilluar një ushtrim për të provuar teknologjinë që merret me kapjen e sinjalit e raketave në mes të fluturimit.

Prova e Kinës vjen pas miratimit nga Shtetet e Bashkuara për t’i shitur Tajvanit raketat e përparuara Patriot.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të vetë dhe kundërshton ashpër çdo lloj shitje armatimi për ishullin. Më herët Pekini ka kërcënuar me përdorimin e forcës për ta vënë Tajvanin nën kontroll.