Posta gjermane mbledh letrat në rrugë elektronike


Deutsche Post, posta gjermane, që është një nga kompanitë më të mëdha në botë të këtij lloji, po çon përpara planet për mbledhjen e letrave në mënyrë elektronike.

Sipas planit të ri klientët duhet t’i dërgojnë letrat në variant elektronik dhe ato do të shtypen nga posta e më pas do të shpërndahen në destinacionet përkatëse.

Çmimi i kësaj lloj dërgese do të jetë mi i ulët se ai aktuali.