Kastro dhe Morales kundër trupave amerikane në Haiti

Ish presidenti i Kubës, Fidel Kastro, ka pyetur se përse Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera kanë dërguar trupa në Haitin e goditur nga tërmeti i fuqishëm. Ai ka thënë se prania ushtarake pengon bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në kolumnën e botuar në gazetën shtetërore Kastro ka shkruar se “Uashingtoni ka vendosur trupa për të okupuar territorin e Haitit”.
Presidenti i Bolivisë Evo Morales ka ftuar Kombet e Bashkuara të dënojnë atë që ai e ka cilësuar “okupim të Haitit”.