Bejrut: Aeroplani me 90 udhëtarë u përplas në det

Një aeroplan i kompanisë ajrore të Etiopisë, me 90 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është përplasur në Detin e Mesdheut, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në Bejrut.

Raportohet se aeroplani është zhdukur nga radarët menjëherë pasi është ngritur, nëpër mot të keq.

Deri tash, ekipet e shpëtimit i kanë gjetur dy kufoma, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit eventualë.

Njëra nga udhëtaret ishte edhe bashkëshortja e ambasadorit francez në Liban.

Shkaqet e kësaj përplasjeje nuk dihen, por presidenti i Libanit, Mishel Suleiman, tha se nuk dyshohet në sabotim.

Aeroplani duhej të fluturonte për në Adisë-Abebë të Etiopisë.