Bagdad: Al-Kaida e mori përgjegjësinë për sulmet me bomba

Një grup i al-Kaidës në Irak sot e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme vetëvrasëse me bomba kundër hoteleve në Bagdad, nga të cilat u vranë afro 40 vetë, në fillim të kësaj jave.

Grupi Shteti Islamik i Irakut, e kishte marrë përgjegjësin edhe për tri valë të sulmeve në Bagdad në gusht të vitit të kaluar.

Autenticiteti i marrjes së përgjegjësisë së këtij grupi për sulme nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, por ky grup këtë përgjegjësi e ka marrë me një deklaratë në Internet, që është mënyrë e zakonshme e dërgimit të mesazheve të militantëve.