Prifti i kontrollon besimtarët me gjurmët e gishtave


Një prift polak ka instaluar lexues në kishën e tij që nxënësit t’i vënë gishtat, në mënyrë që të mbikqyrë pjesëmarrjen e tyre në meshë.

“Gazeta Viborça” tha se nxënësit do të duhet t’i lënë gjurmët e gishtave sa herë që do të shkojnë në kishë brenda tre viteve, dhe nëqoftëse marrin pjesë në 200 mesha, atëherë do të lirohen nga obligimi për të hyrë në provim.