Përplasen trupat e NATO-s dhe ato të Afganistanit


Trupat e NATO-s janë përplasur me aleatët e tyre afganë në një incident të ashtuquajtur “miqësor”.

Katër ushtarë afganë janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur kur trupat amerikane kërkuan sulme nga ajri.

ISAF-i tha se trupat u gjetën nën zjarr dhe kërkuan sulm nga ajri, pa e kuptuar se po përlesheshin me forcat afgane të sigurisë.

Përplasja në provincën Uardak ndodhi disa orë pasi një përkthyes vrau dy ushtarë amerikanë në një bazë në afërsi.