KE-ja miraton planin grek, hetime për autoritetet


Komisioni Evropian miratoi planin e Greqisë për të zvogëluar defiçitin buxhetor. Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka nisur hetimin ndaj autoriteteve greke për pabesueshmërinë e statistikave të tyre ekonomike.

Defiçiti buxhetor i Greqisë është katër herë më i lartë se kufiri prej 3% i vendosur nga Bashkimi Evropian.

Masat përfshijnë ngrirjen e nivelit të pagave në sektorin publik dhe rritjen e moshës së pensionit.

Defiçiti buxhetor i Greqisë ka ngritur pikëpyetje rreth stabilitetit të monedhës së përbashkët evropiane.