Iran: Opozita bën thirrje për protesta


Udhëheqësi i opozitës iraniane, Mir Hosein Musavi, ka bërë thirrje për protesta të reja anti qeveritare në Teheran, si dëshmi për mbështetjen e fuqishme për Lëvizjen e Gjelbër të opozitës.

Musavi akuzoi qeverinë për organizimin e protestave pro qeveritare, në përpjekje për të diskretituar opozitën. Ai dënoi përdorimin e burimeve shtetërore për organizimin e grumbullimeve të tilla.