Teheran: Varen 8 persona për trafik droge

Sipas autoriteteve në Iran bëhet e ditur se 8 persona janë varur me akuzën e vrasjes dhe të trafikimit të lëndëve narkotike. Agjensia iraniane e lajmeve bën të ditur se 5 nga trafikantët e drogës janë varur në një burg në qytetin jugor të Kermanit.
Tre të tjerët të dënuar për vrasjen e oficerëve të policisë janë varur në pjesën lindore të qytetit Birxhand. Vetëm këtë vit sipas AFP në Iran janë ekzekutuar me varje të paktën 25 persona.