Amr Musa: Ngecin bisedimet për Lindjen e Mesme


Kreu i Ligës Arabe, Amr Musa tha se presidenti i Autoriteteit Palestinez, Mahmud Abas, e ka njoftuar se nuk do të hyjë në bisedime indirekte me Izraelin.
Nuk ka pasur komente nga zyrtarë izraelitë apo palestinezë.

Musa i bëri këto komente pasi Izraeli i shpalli planet për ndërtim të 1.600 shtëpive në Jerusalemin Lindor.

Më herët, nënpresidenti amerikan Xho Bajden, gjatë vizitës në Ramallah tha se plani për t’i zgjëruar vendbanimet i minon përpjekjet paqësore pasi palestinezët u dakorduan për bisedime me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

“Është detyrë e të dyja palëve të ndërtojnë atmosferë të mbështetjes për negociatat dhe mos i ndërlikojnë. Vendimi i Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve në Jerusalemin Lindor e minon këtë besim, prandaj e dënova këtë veprim”, tha Bajden.

Në fillim të javës, Izraeli gjithashtu miratoi n dërtimin e 112 shtëpive hebreje në vendbanimin Beitar Ilit në Bregun Perëndimor, tokë që Izraeli e pushtoi në luftën e vitit 1967.