Economist: "Lubjana mund t'i hakmerret Beogradit"

Pjesëmarrësit në Samitin e liderëve të Ballkanit në Bërdo afër Kranjit, 20 mars 2010.


Qeveria e Sllovenisë mund t'i hakmerret Serbisë duke e ngadalësuar afrimin e saj në proceset integruese të BE-së, pasi presidenti Boris Tadiq refuzoi të vijë në samitin e liderëve të Ballkanit në Bërdo afër Kranjit, shkruan e përditshmja britanike "Economist".

Gazeta vlerëson se me këtë hap, Tadiq e fitoi betejën, por nuk mund ta fitojë luftën, duke paralajmëruar se, në qoftë se Serbia përsëri nuk do të marrë pjesë, atëherë pasojat do të jenë të rënda.

"Economist" shkruan se çështja e pranisë së Kosovës në konferencën në Bërdo afër Kranjit, e ka vënë Tadiqin para një zgjedhjeje të rëndë.

Ai më në fund vendosi se nevojat e brendshme janë më të forta se ato shtetërore dhe mbeti në shtëpi, pas së cilës u tërhoqën Rompui dhe Moratinos, duke e "minuar samitin në mënyrë fatale", pohon "Economist".