Koalicioni që kryeson pas zgjedhjeve të përgjithshme në Irak ka deklaruar se dëshiron të bisedojë me të gjitha partitë për të formuar qeverinë. Kreu i kësaj aleance, ish kryeministri, Ijad Allaui, tha se janë “të hapur për bisedime me të gjithë”, bisedime që sipas tij, duhet të fillojnë menjëherë.
Koalicioni i drejtuar nga Allaui ka fituar 91 vende në parlamentin me 325 anëtarë. Blloku politik i drejtuar nga kryeministri aktual, Nuri al Maliki ka marrë 89 vende.