Kanada: G-8 diskuton për programin atomik të Iranit

Ministrat e jashtëm të Grupit të tetë vendeve më të industrializuara të botës, në Gatino të Kanadasë, po diskutojnë për programin atomik të Iranit.

Në fjalimin e saj në këtë takim dyditësh, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se bota nuk mund ta pranoj Iranin me armatim atomik dhe se Kina do të jetë e involvuar në shqyrtimin e propozimeve të reja për sanksione.

Raportohet se ministrat e jashtëm të grupit G-8 do t’i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndërmarrë “hapa përkatës dhe të fuqishëm” për të treguar se është i vendosur lidhur me aktivitetet bërthamore të Iranit.

Në poropozim deklaratën nga takimi thuhet, poashtu, se grupi G-8 mbetet i hapur për dialog me Teheranin.