Mbi dhjetë minatorë janë nxjerrë të gjallë nga miniera e përmbytur në Kinën veriore, më shumë se një javë pasi 153 punëtorët mbetën të ngujuar.
Televizioni shtetëror tha se 86 njerëz pritet të nxirren nga miniera, përveç nëntë minatorëve që u tërhoqën mëngjesin e sotëm.
Agjencia Xinhua raportoi se pritet të ketë më shumë se 90 të mbijetuar.