Tridhjetë njerëz kane sot qënë peng të nje njeriu në Shkup, i cili kishte rënë në provimin për patentin e shoferit.
Kur 21 vjecari Zemri Ramadani kishte dëgjuar se përsëri kishte rënë në provim, kishte dalë nga zyra e komisionit dhe pas pak kohe ishte kthyer me një kallashnikov.
Ai e kishte drejtuar automatikun te anëtarët e komisionit dhe kandidatët tjerë të pranishëm në provim, të cilët i ka mbajtur peng për një orë.
Pas bisedimeve, një anëtar i komisionit kishte lajmëruar policinë, e cila e kishte carmatosur njeriun e nervozuar.
Askush nuk është lënduar, kurse Ramadani ndodhet në paraburgim.