NATO tha se trupat e aleancës kanë hapur zjarr ndaj një makine që po i afrohej autokolonës së saj në Afganistanin lindor, duke vrarë katër afganë të pa armatosur.
Incidenti është dënuar nga presidenti Hamid Karzai.
NATO tha se dy nga të vrarët në incidentin e së hënës më pas ishin identifikuar si “kryengritës të njohur”, por Karzai dhe shefi i policisë rajonale thanë se të gjithë ishin civilë.
Njëri nga viktimat u tha se është një djalë 12 vjeçar.