Armeni: Të pezullohet pakti me Turqinë


Koalicioni qeverisës në Armeni ka kërkuar pezullimin e miratimit në parlament të marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Turqinë.

Tre partitë në pushtet, përmes një deklarate të përbashkët, akuzojnë Turqinë se ka bllokuar miratimin e protokolleve që lidhen me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe përmirësimin e raporteve dypalëshe.