Irani e Rusia shkëmbejnë leopardët me tigrat


Rusia i ka dhënë Iranit dy tigra të Siberisë në shkëmbim të dy leopardëve.

Zyrtarët iranianë shpresojnë që tigrat e egër të Siberisë të mund të shumohen në Iran 50 vjetë pas zhdukjes së tyre nga ky vend.

Nga ana tjetër Rusia shpreson të ringjallë bashkësinë e leopardëve persianë në rajonin rus të Kaukazit, të cilët ishin zhdukur nga këto territore që në fillim të shekullit të kaluar.