Kjevi e Moska i thonë po bazës ushtarake ruse


Parlamentet e Ukrainës dhe Rusisë kanë miratuar sot marrëveshjen që i lejon marinës ushtarake ruse ta përdorë deri në vitin 2042 një bazë ushtarake në Krime.

Marrëveshja ishte nënshkruar në 21 prill mes presidentit ukrainas, Viktor Jnaukoviç dhe homologut të tij rus, Dimitri Medvedev.

Në shkëmbim të përdorimit të bazës ushtarake, Rusia do ta furnizojë Ukrainën me gazin rus, me një çmim 30% më të lirë se çmimi aktual.