SHBA, Australia paralajmërojnë për sulme në Indi


Shtetet e Bashkuara dhe Australia sot paralajmëruan për kërcënime nga sulme terroriste në kryeqytetin e Indisë.

Ambasada amerikane e lëshoi paralajmërimin, i cili i këshillon turistët të shmangin tregjet e mbipopulluara dhe zonat tjera të frekuentuara nga perëndimorët, të cilat në të kaluarën kanë qenë shënjestër e sulmeve.

Ambasada australiane lëshoi paralajmërim të ngjashëm.