Polanski: Rasti im është bazuar në gënjeshtër

Regjisori Roman Polanski për herë të parë ka folur sot kundër rastit për ekstradimin e tij në SHBA, duke thënë se rasti i tij është i bazuar në një gënjeshtër. Polanski 76 vjecar, ndodhet në arrest shtëpie në Zvicër, duke pritur ekstradimin e tij për tu përballur me dënimin në Los Angeles për një rast abuzimi seksual me një të mitur, një krim i ndodhur para 30 vitesh.
Një gjyqtar në Kaliforni, muajin e kaluar hodhi poshtë një kërkesë të avokatëve të tij për dënimin e tij në mungesë.
Autoritetet e drejtësisë zviceriane thanë të hënën se SHBA duhet të shqyrtojë pretendimet në një letër të hapur nga Roman Polanski, se akuzat ndaj tij janë të bazuara në një gënjeshtër.