Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e nominoi sot Elena Kagan për gjyqtare në Gjykatën Supreme në SHBA.
Kagan, e cila njihet si relativisht liberale, tash duhet të konfirmohet nga Senati.
“Elena konsiderohet si një nga mendjet më të ndritura legale. Ajo është një ligjëruese e pranuar me njohje të begatë të ligjit kushtetues”, tha Obama.
Ajo do t'u bashkangjitet dy grave tjera, Ruth Bader Ginsburg dhe Sonia Sotomajor, të cilat gjithashtu janë në mesin e nëntë anëtarëve të Gjykatës Supreme.
Gjyqtarët e mbajnë këtë detyrë deri në fund të jetës.