Një 19 vjeçar ka hyrë i armatosur në ambientet e gjimnazit “Mahir Domi” në Elbasan, dhe ka vrarë në klasë me armë zjarri nxënësen Gerta Baja, 20 vjeçe nga Elbasani.
Pasi ka kryer vrasjen autori, i identifikuar nga policia, Endrit Llambaj, 19 vjeç nga Vlora, është larguar.
Forcat e policisë kanë ngritur postblloqe, dhe kur i riu ka parë se ishte i rrethuar ka qëlluar në drejtim në policisë.
Më pas ka qëlluar dhe ka vrarë veten.