Euro në minimumin e katër viteve


Euroja sot ka rënë në vlerën më të ulët në katër vitet e kaluara, nga dyshimet për fuqinë ekonomike të eurozonës.

Një euro u shkëmbye për 1,2237 dollarë amerikanë, përkundër shumave të mëdha që janë caktuar nga shtetet e eurozonës për mbështetjen e valutës së përbashkët.

Analistët thonë se rënia e euros kërcënon ta pengojë rritjen ekonomike në vendet e eurozonës.