BP: Rrjedhja e naftës bllokohet gjatë javës


Kompania British Petrolium tha se ka filluar zbatimin e metodave që do të pengojnë rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës. Bllokimi i plotë i rrjedhjes besohet se do të ndodhë deri në fund të kësaj jave, pohojnë të njëjtat burime.

Nga dëmtimi i një tubacioni të nëndheshëm në Gjirin e Meksikës prej disa javësh derdhen 1000 fuçi nafte në ditë.

Nga presidenti Obama rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës, është cilësuar si një ngjarje që mund të kthehet në katastrofën më të rëndë mjedisore për SHBA-të.