Sejdiu në Forumin Ekonomik Islamik Botëror


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka takuar sot Tun Musa Hitam, kryetarin e Forumit Ekonomik Islamik Botëror, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me vendet anëtare të këtij forumi.

Në takimin e forumit në Kuala Lumpur të Malajzisë, marrin pjesë liderë dhe përfaqësues të 62 vendeve të botës.

Sejdiu i ftoi përfaqësuesit e biznesit nga këto vende të investojnë në Kosovë, ku u garantohen lehtësi të shumanshme legjislative dhe siguri e plotë e investimeve të tyre.

“Kosova, sikur edhe gjithë rajoni ynë, paraqet një hapësirë tërheqëse për investitorët tuaj të fuqishëm në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe të bizneseve”, tha Sejdiu.