Faizal del para drejtësisë


Faizal Shahzad, amerikano-pakistanezi i akuzuar për sulmin e dështuar të 1 majit në Nju Jork, ka dalë për herë të parë para drejtësisë. Shahzad do të mbahet në paraburgim, pa të drejtë lirimi me kusht, deri në seancën e ardhshme dëgjimore që do të jetë më 1 qershor.

Shahzad përballet me akuza për terrorizëm dhe përpjekje për të përdorur armë të shkatërrimit në masë, akuza që rrezikojnë dënimin me burgim të përjetshëm.

Paraqitja e Shahzal para gjykatës është shtyrë për shkak të bashkëpunimit të tij me drejtësinë.