Italia zbaton masa të rrepta kursimi


Italia sot iu bashkangjit grupit të vendeve që zbatojnë masa të rrepta kursimi në të gjitha fushat, prej shpenzimeve për shëndetësi, e deri te zvoglimi i pagave dhe investimeve në nivelin lokal.

Qeveria disa muaj pohonte se finansat italiane janë imune ndaj krizës që goditi Greqinë, por megjithate u përcaktua për masa parandaluese që të shmangë më të keqen.

Pritet që masat e miratuara nga qeveria italiane ta zvoglojnë deficitin buxhetor për rreth 26 miliardë euro në dy vitet e ardhshme.

Pagat në sektorin publik do të jenë të ngrira për tri vjet, shërbyesit shtetëror do të dalin në pension më vonë, ndërsa do të zvoglohet edhe buxheti për pushtetin lokal.