Jirga, një “moment kritik” për Afganistanin

Një zyrtar i lartë i NATO-s tha se “Kuvendi Jirga”, që do të mbahet në Kabul këtë javë, shënon një moment kritik në dhënien fund të konfliktit në Afganistan.

Mark Sedwill, përfaqësues civil i NATO-s në Afganistan, tha se kuvendi është një mundësi e mirë për të krijuar konsensus kombëtar për zgjidhje politike.

Jirga mbledh së bashku 1,600 udhëheqës nga i gjithë Afganistani, për të diskutuar mbi atë se çfarë hapash duhet të ndërmarrë presidenti Hamid Karzai për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje të paqes me talibanët.

Sedwill tha se Jirga e ka mbështetjen e plotë të NATO-s dhe të komunitetit ndërkombëtar.