Vietnami ndërton 8 uzina bërthamore


Vietnami i ka shpallur planet për ndërtimin e tetë stabilimenteve bërthamorë deri në vitin 2030, në kohën kur ky vend i Azisë juglindore ka nevojë për më shumë energji.

Kryeministri Ngujen Tan Dung i ka miratuar të tetë uzinat bërthamore, ku secila do të ketë të paktën nga katër reaktorë.

Pritet që uzinat të prodhojnë gjithsejt 15.000 deri 16.000 megavatë enrgji elektrike.