Konfiskohen armë dhe municion në aeroportin e Prishtinës


Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot armë dhe municion të kalibrave të rëndë në Aeroportin e Prishtinës.

Raportohet se armatimi dhe municioni janë gjetur te dy persona të cilët vinin nga Gjermania.

Rasti ka kaluar te Policia e Kosovës për hetime të mëtejme, njoftoi Zyra e Informacionit e Doganave të Kosovës.