16 të vrarë në Somali

Së paku 16 veta kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet kryengritësve islamikë dhe forcave qeveritare në kryeqytetin somalez, Mogadishu.

Zyrtari për siguri, Mohamed Abdirahman, tha se shumica e viktimave janë rebelë islamikë.

Këta të fundit, mbështetës të Al-Kaidës, zhvillojnë luftime kundër forcave qeveritare dhe atyre të Bashkimit Afrikan në Somali. Ata duan të përmbysin qeverinë e presidentit Sharik Sheik Ahmed, i cili u zgjodh në këtë post në janar të vitit 2009.