Rusi: Pesë të palogosur nga sulmi

Pesë persona, përfshirë dhe një anëtar të inteligjencës, kanë pësuar lëndime të rënda, pas shpërthimit të makinës bombë në jug të Rusisë.

Zyra e Prokurorit tha se bomba ishte vendosur nën automjetin e oficerit të shërbimit të sigurisë, në rajonin Kabardino-Balkaria.

Ky rajon është i banuar me shumicë myslimane dhe ka qenë shpesh skenë e sulmeve luftarake.