Plagosen 12 ushtarë turq

Dymbëdhjetë ushtarë turq janë plagosur rëndë nga sulmet e kurdëve në pjesën juglindore të Turqisë.

Autoritetet e rendit thanë se rebelët kishin vendosur bombën pranë automjetit të ushtrisë.

Partia Punëtore e Kurdistantit, e cila nga shumica e komunitetit ndërkombëtar njihet si organizatë terroriste, lufton për autonominë e rajonit kurd në Turqi.