Roche, 37% rritje e fitimit në 6 muaj


Kompania farmaceutike Roche ka raportuar një fitim prej 37% gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Fitimi është rezultat i shitjes së medikamenteve me kosto të ulët.

Kompania ka njoftuar se është e pakënaqur nga shitja e Tamiflusë, pasi të ardhurat nga ky antiviral gjatë vitit 2010 pritet të kapin vlerën e 1 miliardë frangave zvicërane nga 3.2 miliardë vitin e kaluar.