Kosovë: Azem Syla është marrë në pyetje në prokurorinë speciale

Njëri nga ish komandantët e UÇK-së, Azem Syla, sot është marrë në pyetje nga prokuroria speciale e EULEKS-it.

Avokati i tij, Tomë Gashi, tha se me këtë veprim, kjo procedurë është kryer.

“Azem Syla i ka sqaruar prokurorit special të EULEKS-it, dyshimet që ishin ngritur ndaj tij nga Nazim Bllaca”, tha avokati Gashi.

Azem Syla u tha gazetarëve se ndihet “absolutisht i pafajshëm”.

Avokati Gashi ka theksuar gatishmërinë e klientit të tij, që të paraqitet përsëri në prokurori, nëse do të ketë ftesë.