Ficxherald u takua me Sejdiun


Kreu i komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli, admirali Mark Ficxherald, po qëndron në Kosovë. Në orët e paradites ai u takua me presidentin Fatmir Sejdiu.

Ficxherald pasditen e sotme do të vizitojë fshatin Harilaq ku trupat e Forcës Kosovare të Sigurisë po zhvillojnë ushtrime çminimi. Admirali Ficxherald do të takohet dhe me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler.