Netanjahu: Të gatshëm për bisedime me palestinezët


Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu, tha se shpreson për bisedime të drejtpërdrejta me palestinezët “në një të ardhme të afërt”.

“Jemi të gatshëm të vemi në Kajro, në Uashington apo kudo tjetër, në mënyrë që ta lëvizim procesin përpara”, tha Netanjahu pas bisedimeve me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu.